Ne ende jemi duke kërkuar krijuesit e “Dhomës Publike”, thotë Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Policia po punon për identifikimin e personave të rinj nga “Dhoma Publike”.
“Ju e dini që dy persona, krijuesi dhe administratori, janë ndaluar dhe ata janë paraburgosur dhe ne kemi edhe 4 akuza penale për 4 persona të tjerë dhe ne vazhdojmë të identifikojmë të tjerët që ishin pjesëmarrës në këtë projekt”, tha Spasovski.
Krijuesi dhe administratori i grupit “Dhoma Publike” përfunduan pas hekurave. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë./Telegrafi/