Site icon Telegrafi

Spasovski: Policia nuk është kompetente të ndjek ish të burgosurit, që janë liruar me ligjin për amnisti

Policia është e rëndësishme të kujdeset për sigurinë, rendin dhe paqen e qytetarëve në shtet, ndërsa shteti duhet të sigurojë mekanizma të veçantë dhe programe për risocializim të ish të burgosurve.

Këtë sot në Kumanovë e deklaroi ministri, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetërve, nëse policia do t’i ndjek të burgosurit të cilët tani janë liruar me ligjin e amnistisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Policia nuk ka kompetencë të ndjek qytetarët të cilët janë jashtë objekteve ndëshkuese, për këtë ka institucione tjera, për socializim dhe risocializim”, tha Spasovski.

Në lidhje me pyetjen se në OTA është paraparë të ketë zv.drejtor, Spasovski tha se ligji është në procedurë dhe në bazë të debatit që do të zhvillohet në Kuvend, do të sillet versioni final i ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version