Telegrafi

Spasovski: Policia është mbrojtëse e qytetarëve (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se kam nder që të mbajë fjalim me rastin e Ditës së Policisë, me rastin e kremtimit të 7 majit, i cili u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri theksoi se policia u përball me shumë sfida që, siç tha ai, ishin si rezultat i rrjedhave shoqërore dhe politike në vend, por edhe rezultat i ngjarjeve negative nga e kaluara.

“Sot Ministria e Brendshme tashmë ka qartësisht konturet e një institucioni që mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve, sigurinë tyre, si dhe sigurinë e shoqërisë në tërësi”, theksoi Spasovski, duke shtuar se policia ka kaluar nëpër një periudhë dinamike të reformave, duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë, opinionin akademik dhe shoqërinë civile.

Ministri gjithashtu theksoi se policinë, si një shërbim i vërtetë për qytetarët, e presin detyra të reja dhe të rëndësishme, baza e së cilës është sundimi i ligjit./Telegrafi/