Site icon Telegrafi

Spasovski: Policët privatisht kanë qenë në Shuto Orizare

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se po punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes së mbrëmshme në komunën e Shuto Orizares.

“Janë lënduar dy zyrtarë policor të cilët në atë moment s’kanë qenë në punë, por në mënyrë private kanë qenë në Shuto Orizare pas një njoftimi se po ndodhin kidnapime të fëmijëve në komunë. Njoftimin e kanë marrë në ‘Facebook’, dhe deri tash nuk ka asnjë paraqitje për një ngjarje të tillë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje në rrugën “Indira Gandi” u sulmuan zyrtarët policor që nuk ishin në detyrë. Ata me automjet kanë arritur dhe janë rrahur nga banorët e lagjes.

Lexo po ashtu MPB jep detaje për incidentin e mbrëmshëm në Shuto Orizare të Shkupit, ku u sulmuan policët

“Incidenti ka ndodhur kur një vajzë e mitur ka parë se disa persona të panjohur me dhunë e kanë futur një grua në furgon, por nuk e ka ditur se për kë bëhet fjalë. Ajo i ka treguar një personi tjetër të rritur, i cili ka paraqitur policinë. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur një grup i qytetarëve dhe në atë moment ka hasur një makinë në të cilën ka pasur tre person, prej të cilëve dy zyrtarë policor nga stacioni i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në punë. Qytetarët e mbledhur i kanë sulmuar policët, të cilët më pas janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore”, thanë nga MPB.

Me zyrtarët policor që nuk kanë qenë në punë në automjet ka pasur edhe një person 39 vjeçar. Dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e qytetit “8 shtatori” dhe klinikën “Nëna Terezë””. Të tre personat janë nga Bllaca e Poshtme./Telegrafi/

Exit mobile version