Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Veles deklaroi se po ndërmerren të gjitha përgatitjet e nevojshme që të krijohet atmosferë e qetë me qëllim që qytetarët në mënyrë të pavarur të sjellin vendim për referendumin e 30 shtatorit.
|Tash gjendemi në një moment të rëndësishëm, periudhë historike për Republikën e Maqedonisë para mbajtjes së referendumit dhe në kuadër të SPB Veles po ndërmerren të gjitha përgatitjet e nevojshme që të mundësohet atmosferë e qetë me qëllim që qytetarët në mënyrë të pavarur të sjellin vendim”, deklaroi Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe BE janë të mëdha, për shkak se NATO-ja garanton sigurinë, ndërsa përfitimet nga BE-ja janë të rëndësishme nëse merren parasysh se BE-ja ofron nga 260.000 euro për të ndihmuar Maqedoninë.
“Shumë e rëndësishme që për sigurinë të ketë bashkëpunim, marrëdhënie partnere mes qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë. Për fat të keq, kjo marrëdhënie ishte ndaluar në të kaluarën, por sot kemi iniciativa të përbashkëta të cilat kontribuojnë të ripërtërijmë bashkëpunimit e më pastaj ta kthejmë besim e qytetarëve te policia”, tha Spasovski./Telegrafi/