Site icon Telegrafi

Spasovski përsëri premton se të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar trajnimin do të punësohen

Arsyeja pse 31 persona që përfunduan trajnimin e policisë dy vjet më parë dhe janë ende jashtë Ministrisë së Brendshme janë rezultatet e dobëta të trajnimeve dhe mungesa e parave në buxhet për ta. Këtë e deklaron ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke premtuar se sapo të sigurohen fondet, ata që presin më shumë se dy vjet do të punësohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovksi tha se të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë rezultate të mira, mund të konkurrojnë në konkursin e ardhshëm. Ata, sipas Spasovskit, nuk duhet përsëri të shkojnë në trajnim, por vetëm do të duhen t’i marrin pikat e nevojshëm çka parashihen në konkurs. Por Spasovski deri sa ishte ministër teknik, kishte akuzuar se arsyeja pse mungojnë punësimet, ishte pengesa që bënte ish-ministrit për financa nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Spasovski në atë kohë premtonte se të gjithë 434 personat të cilët e kanë mbaruar trajnimin do të jenë të punësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version