Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sander Lleshaj këtë mëngjes, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti dhe u ofroi ndihmë për ballafaqimin me pasojat.
“Këtë mëngjes pata një bisedë telefonike me kolegun tim shqiptar Sander Lleshaj, i shpreha ngushëllimet e mia të vdekurve dhe ofrova ndihmë në ballafaqimin me pasojat nga fatkeqësia.
Në koordinim me drejtorin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski ndërmarrëm aksione dhe përgatitëm ekipe që të nisen për në Shqipëri”, shkruan Spasovski./Telegrafi/