Telegrafi

Spasovski për vrasjen në Çellopek të Tetovës: Dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek (rrethinë të Tetovës), dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje.

Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit.

Lexo po ashtu Detaje zyrtare për vrasjen e dyfishtë në Çellopek të Tetovës

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur sot pasdite, ndërsa nga policia njoftuan se është ndaluar personi i dyshuar për këtë ngjarje tragjike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vrasje e dyfishtë në Çellopek të Tetovës