Telegrafi

Spasovski për rastin në Siniçan: Për mua është e rëndësishme të veprohet sipas ligjit dhe Kushtetutës

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski bën thirrje për dialog dhe të gjendet zgjedhje e mirë për qytetarët e Siniçanit në mënyrë që sa më shpejt të kenë ujë të pijshëm.

Sipas tij, është e rëndësishme të veprohet sipas ligjit dhe Kushtetutës, që të mos lejohet të ketë anarki dhe të veprohet jashtë kornizave ligjore.

“Qytetarët tanë nga Komuna e Bogovinës, unë u respektoj, i përkrah dhe është e rëndësishme të gjejmë zgjidhje për problemin e tyre, që do të vijë ligjërisht. Ju bëj thirrje për dialog në vendbanimet në Komunën e Bogovinës dhe të gjendet zgjidhje e mirë për qytetarët e Siniçanit të kenë sa më shpejt ujë të pijshëm”, shkroi Spasovski./Telegrafi/

Тврдам со индигнација и демантирам дека сме имале таков разговор со јавниот обвинител во којшто сме разговарале за…

Publiée par Oliver Spasovski sur Jeudi 30 juillet 2020