Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur për hetimet lidhur me incidentin e ndodhur tri ditë më parë në qendrën tregtare “East Gate”, tha se po punohet intensivisht dhe po mblidhen informata në kuadër të selisë së vendosur në SPB Shkup pranë MPB-së.
“Tashmë kemi të dyshuar që mund të jenë autorë. Jemi duke punuar në përcaktimin e provave të plota dhe opinioni do të informohet për këtë. Sigurisht që ideja dhe një nga mundësitë në hetimet penale është që me publikimin e fotos të merren sa më shumë prova për një gjë të tillë dhe pikërisht për këtë është bërë ai hap”.
“Në atë drejtim besoj se çdo lajm i konfirmuar, informacion që vjen nga institucionet është informacioni i duhur. Kështu, ka pasur dhe do të ketë shumë spekulime, shumë shkrime në rrjetet sociale – por është e rëndësishme që ato informacione të merren nga institucionet përkatëse. Sa herë që kemi diçka të re do të dalim në hetim”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/