Telegrafi

Spasovski për rastin e hendbollistit kroat: Nuk ka zvarritje të hetimeve

“Në asnjë moment nuk ka vonesa në hetim”, tha në një konferencë për shtyp ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për vrasjen e hendbollistit kroat.

Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së hendbollistit të ndjerë Dennis Tot.

Spasovski thotë se i hedh poshtë të gjitha spekulimet për kinse mbulim të këtij rasti dhe zvarritje të hetimeve.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit që nuk është marrë nga vendi i ngjarjes për prishje të rendit dhe qetësisë publike për përleshje etj, por është marrë nga Qendra Klinike në Shkup. Ekipet tona janë jashtë në klinikë dhe hetimi fillon. Nuk ndalemi në asnjë moment deri në momentin e zbardhjes së plotë të rastit, e atë me ngritjen e kallëzimit”, tha Spasovski.

Lexo po ashtu Prokuroria për rastin e hendbollistit kroat: Publikimi i videos nuk dëmton hetimin