Site icon Telegrafi

Spasovski për përbërjen e qeverisë së re: Nuk kanë plane konkrete

“Nga ajo që u njoftua sot në opinion gjatë dorëzimit të propozimit për punën dhe përbërjen e Qeverisë së re, shihet se nuk ka plan të qartë në fushën e ekonomisë, nuk ka drejtime të qarta për interesat strategjike dhe potenciali i personelit që ofrohet nuk i plotëson pritshmëritë e qytetarëve”.

Kështu deklaroi sot koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski, në lidhje me përbërjen e qeverisë së re. Ai tha se nga përbërja e re mund të konstatohet se ka premtime të mëdha, por që janë boshe.

“Në thelb, shprehja popullore “ku kanë premtime të mëdha, shko me çantë të vogël” është më e sakta për këtë. Nuk ka një plan të qartë në fushën e ekonomisë. Si dhe në çfarë mënyre do të mbrohet paga minimale? Si do të rritet paga mesatare në vend? Nuk ka plan të detajuar se si do të rriten pensionet dhe cili do të jetë sistemi i garantimit të rritjes së pensioneve. Si do të ndalet rritja e çmimeve, e cila do të bëhet në fushën e shëndetësisë si një nga segmentet kyçe”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu tha se qeveria e re nuk ka as drejtime të qarta për përmbushjen e interesave strategjike dhe anëtarësimin në BE.

“Sistemi i propozuar i kuadrove nuk mund t’i përmbushë pritjet e qytetarëve dhe as premtimet që janë bërë në periudhën parazgjedhore”, shtoi Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version