Telegrafi

Spasovski për ngjarjen në Kopshtin Zoologjik: Sjellje të tilla nuk duhet të tolerohen

Policët dje në Kopshtin Zoologjik të Shkupit janë përballur me një pamje që nuk i takon asnjë qytetari e aq më pak një institucioni që merret me mbarështimin e kafshëve, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për ngjarjen e djeshme në Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku 12 kuaj dhe një mushkë u therën për të ushqyer kafshët e egra.

Ai pret që rasti të hetohet plotësisht dhe të dërgohet mesazh se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet.

“Kemi ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit dhe pesë personave të tjerë që janë punonjës të kopshtit zoologjik. Vërtet mendoj se ishte një pamje që nuk i ka hije asnjë qytetari dhe jo një institucion që duhet të merret me mbarështimin e kafshëve, me një profesion human.

Pra, procedura si para Prokurorisë ashtu edhe para organeve kompetente duhet të shkojë deri në fund, që të dërgohet një mesazh i qartë se sjellje të tilla nuk guxojnë të tolerohen në të ardhmen”, theksoi Spasovski./Telegrafi/