Site icon Telegrafi

Spasovski: Për disa nga policët e ri ka njoftim nga DSK se përfaqësojnë rrezik për sigurinë (Video)

Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim (DSK) para dy vitesh gjatë një kontrolli të detajuar të së kaluarës së 440 kandidatëve për policë, të cilët kanë konkurruar në shpalljen e MPB të 20 tetorit të vitit 2014, ka vërtetuar se disa nga to nuk i plotësojnë kushtet për punë në MPB, respektivisht kanë qenë të papërshtatshëm nga aspekti i sigurisë, ndërsa disa kanë pasur edhe dosje policie dhe kanë qenë kryerës të veprave penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë skandal të ri më MPB dhe për prapavijën e tërë aferës për të cilën ka pasur njohuri kreu paraprak i policisë, si dhe për vendimet e kontestueshme për punësim të një pjese të kandidatëve të cilët e kanë kaluar trajnimin për policë, mbrëmë publikisht ka folur edhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovki në emision 360 gradë të televizionit Alsat-M.

– Për disa nga policët e ri, vendimet e të cilëve e presin nënshkrimin tim, ka njoftim nga DSK, se paraqesin rrezik për sigurinë – ka thënë Spasovski./Telegrafi/

https://youtu.be/M-y8jnTyLdQ

/Telegrafi/

Exit mobile version