Telegrafi

Spasovski për coronavirusin: S’ka nevojë për panik, gjendja është nën kontroll

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski për rastin e parë të coronavirusit në Maqedoni thotë se nuk ka arsye për asnjë panik për shkak se gjendja është nën kontroll.

Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë rekomandimet që i ka dhënë ministria e Shëndetësisë dhe se duhet të kihet kujdeset për informacionet që publikohen në rrjetet sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“S’ka arsye për panik, është vendosur kontrolli, sistemet janë të gatshme plotësisht. Të gjitha masat që janë ndërmarrë deri tani, janë në bazë të gjithë protokolleve. Për herë të parë kemi të prekur nga coronavirusi. Ju bëj apel qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Institucionet kanë kuadro profesionale, pajisje dhe kapacitete”, tha Spasovski.

Lexo po ashtu Regjistrohet rasti i parë me coronavirus në Maqedoni

Në pyetjen nëse duhet të anulohen manifestimet në hapësira të hapura, Spasovski tha se edhe pse kemi rast të coronavirusit, jeta duhet të vazhdojë.