Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, vlerëson se sistemi shëndetësorë është i përgatitur që të ballafaqohet me paralajmërimet për numër më të madh të të sëmurëve nga coronavirusi.
Ai apelon se për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e qytetarëve të cilët duhet të respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat restriktive që me këtë të pengojnë përhapjen e virusit.
Spasovski nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave më rigoroze, në rast se për këtë marrin rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbledhje dhe pritet të vendosin nëse do të marrin masa tjera për parandalimin e virusit.
Ndryshe, deri në ditën e djeshme janë regjistruar 555 raste me Covid-19./Telegrafi/