Site icon Telegrafi

Spasovski: Nuk ka mundësi që Grujevski dhe Boshkovski të bëjnë “tregti” me shërbimet greke

Procedurën për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit e udhëheq Ministria e Drejtësisë me ndihmë juridike ndërkombëtare me Ministrinë e Drejtësisë së Greqisë”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë konferencës ndërkombëtare “Siguria private dhe publike” që po mbahet në Shkup.

“MPB kishte obligim të bashkëpunojë me ministritë në Greqi deri në arrestimin e këtyre personave. Ne kemi shumë të dhëna në lidhje me logjistikën e Grujevskit dhe Boshkovskit dhe bashkëpunojmë me Prokurorinë”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse ekziston mundësia që Grujevski dhe Boshkovski të bëjnë pazare me shërbimet greke në lidhje me ndarjen e informacioneve pasi kanë punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Spasovski tha se nuk ka asnjë informacion ç’farë deri tani është ndarë me opinionin, pasi sipas tij, në “bomba” është dëgjuar puna e tyre.

Grujevski dhe Boshkovski do të gjykohen në Selanik për posedim të pasaportave të rrejshme më 1 dhjetor./Telegrafi/

Lexo po ashtu Grujevski e Boshkovski, pazare me shërbimet greke? (Video)
Exit mobile version