Telegrafi

Spasovski: Në vjedhjen e Bankës në Saraj ka pasur edhe shtetas të huaj

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ata kanë disa të dhëna për grupin lidhur me vjedhjen e djeshme të NLB Bankës në Saraj.

Sipas tij, banda nuk përbëhet vetëm nga shtetasit e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Grabitet një bankë në Saraj të Shkupit

“Ky është rasti i tretë nga viti i kaluar, ndërsa mënyra se si ndodhi plaçkitja është pothuajse e njëjtë. Përveç plaçkitjeve të armatosura, kemi pasur gjithashtu edhe punonjës apo persona të cilët kishin qasje brenda. Ne i analizuam deri në fund, ati ishin vjedhjet në bankat Tutunska dhe Sparkasse e kështu me radhë. Bëhet fjalë për përkushtim që të pastrohen të gjitha këto raste”, tha Spasovski, pa zbuluar më shumë hollësi për hetimin./Telegrafi/