Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën vjetore për media tha se gjatë vitit 2023, është shënuar reduktim i kriminalitetit për 8%, janë shkatërruar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona.
Si ngjarje kryesore ai përmendi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Interpolit në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së në Shkup.
Spasovski theksoi edhe trajtimin e flukseve migratore, harmonizimin e kornizës ligjore për migrim me Konventën Ndërkombëtare për Emigrantët, ai theksoi luftën kundër terrorizmit, parandalimin e trafikut të drogës, ku, siç tha, po bëhet përparim i madh. /Telegrafi/