Site icon Telegrafi

Spasovski: Në takimin e 12 majit duhet të zgjedhim vendimin më të mirë të mundshëm për vendin

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pret që në takimin e liderëve, që do të mbahet më 12 maj te pretendenti Stevo Pendarovski, të bisedohet për masat dhe vendimet që janë ndërmarrë për t’u parandaluar kriza ekonomike dhe shëndetësore në vend.

Ai pret që në këtë takim të tejkalohen interesat personale dhe partiake dhe qëllimi kryesore të jetë shteti dhe qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se ka përgjegjësi të mjaftueshme mes liderëve të partive politike që do të marrin pjesë në atë takim. Do të bisedojmë dhe dëshiroj që ta marrim vendimin më të mirë të mundshëm për këtë shtet dhe për të ardhmen e qytetarëve”, u shpreh Spasovski.

Sipas tij, që të merren këto vendime nevojiten institucione funksionale që mund të menaxhojnë me çdo sfidë./Telegrafi/

Exit mobile version