Telegrafi

Spasovski në takim me udhëheqësit e bashkësive fetare: Do të zbardhen gjitha rastet që kanë shqetësuar qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim pune me udhëheqësit e bashkësive fetare në Maqedoni.

Në takim siç njoftojnë nga MPB, kanë marrë pjesë kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Stefan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, peshkopi i Maqedonisë, Kiro Stojanov dhe kryetarja e bashkësisë së hebrenjve në maqedoni, Berta Romano-Nikoliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare kanë falënderuar ministrin për iniciativën për mabjtjen e takimeve të këtilla dhe potencuan se ky është takimi i parë me ministrin për punë të brendshme. Sipas tyre, ky lloj i takimeve është i nevojshëm edhe në të ardhmen që të reagohet gjatë tentimeve për keqpërdorim të religjionit.

Ministri Spasovski në takim tha se policia në kuadër të kompetencave ligjore, do të ndalojë gjitha tentimet për ngritje të urrejtjes dhe mosdurimit fetar dhe do t’u kundërvihet gjitha tentimeve për ekstremizëm.

Ai i informoi udhëheqësit fetarë se po punon intenzivisht për zbardhjen e rasteve që kanë shqetësuar opinionin dhe theksoi se qytetarët do të informohen në kohë./Telegrafi/