Telegrafi

Spasovski në takim me Rakushanin: Mirënjohje për mbështetjen që Çekia i jep MPB-së

Takimi bilateral me kolegun tim çek dhe zv. kryeministrin e parë, Vit Rakushan, është konfirmim i përkushtimit për bashkëpunim të sinqertë të ndërsjellë e cila është në nivelin më të lartë, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Falënderova ministrin Rakushan për mbështetjen që Republika e Çekisë i jep Ministrisë së Brendshme, përmes donacioneve për përmirësimin e kapaciteteve policore dhe rritjen e efikasitetit, si dhe në trajtimin e migracionit ilegal në kufirin jugor, përmes dërgimit të vazhdueshëm të policisë çeke, e cila filloi edhe në kulmin e krizës së emigrantëve, e cila kontribuon në ruajtjen e kufijve të BE-së dhe sigurinë e qytetarëve evropianë.

Me këtë rast i dërgova një ftesë ministrit Rakushan për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Presidencës Çeke me Këshillin e BE-së në organizimin dhe mbështetjen e përbashkët të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin me temën “Menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit në Ballkani Perëndimor”, që do të mbahet në Shkup në mesin e muajit të ardhshëm, si dhe një ftesë personale për takim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u pranua për kënaqësinë time të veçantë”, tha ai./Telegrafi/