Telegrafi

Spasovski: Në shtet duhet që secili të ndërmerr përgjegjësi

“Në shtet duhet të ketë përgjegjësi për secilin”, tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski në lidhje me rastin ku gazetari Branko Geroski ka njoftuar për ryshfet nga disa persona me pseudonime.

“Dua t’u them juve dhe opinionit se ajo që do të kërkohet nga MPB nga ana e Prokurorisë që dje njoftoi se ka hapur rast, ne do të jemi këtu t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë materiale dhe të zbardhen këto raste”, tha Spasovski duke vlerësuar se është mirë të hapet secili rast jo vetëm nga institucionet dhe gazetarët por edhe nga qytetarët me qëllim që bashkërisht të përfshihen kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se këto janë sëmundje që shkatërrojnë perspektivat dhe vendet e punës.

“Korrupsioni të çon në një diçka që s’ka korrupsion. Duhet të ndalet, pa dallim se nga vjen. Posaçërisht korrupsioni nga strukturat e larta në pushtet, ish pushtetit, gjithkund. Për arsye se në këtë mënyrë dërgohet mesazh se në shtet ka përgjegjësi për secilin. Pa dallim nëse është në funksion ose i thjeshtë”, tha Spasovski./Telegrafi/