Telegrafi

Spasovski: Në qeverinë teknike do të jemi së bashku me opozitën

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili për dy ditë duhet ta merr funksionin e kryeministrit në qeverinë teknike para mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë vizitës së sotme në Tetovë shprehu bindje se opozita do të propozojë kandidat të ri i cili do ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pret propozim të ri nga opozita ai u përgjigj se pret një gjë e tillë të ndodhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se atë do ta bëjnë dhe së bashku do të hyjmë në atë qeveri teknike e cila duhet t’i kryejë të gjitha këto procedura deri në zgjedhje. Jemi të gatshëm për të vazhduar me dinamikë të tillë dhe me përkushtim të punojmë për qytetarët në periudhën parazgjedhore, sepse Maqedonia nuk guxon të lejojë të ndërpriten projektet dhe të ketë ngecje në reforma. Në të kundërtën duhet në mënyrë energjike, fuqishëm të shkojmë përpara për shkak të qytetarëve dhe të ardhmes të Republikës të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund do të pranohet propozimi i tanishëm i OBRM-PDUKM-së opozitare për ministër të Punëve të Brendshme, Spasovski tha se duhet të respektohet Kushtetuta.

Ndryshe, ministri Spasovski në ditën e parë të vitit të ri 2020 ka marrë pjesë në promovimin e objektit të ri në Repartin policor në Kamjan të Tetovës, si dhe në objektin e renovuar të Stacionit policor të Tetovës për siguri në komunikacionin rrugor./Telegrafi/