Kam lëshuar një urdhër në të cilin kam sugjeruar se kushdo që e shkel ligjin dhe parimin e hierarkisë në Ministrinë e Brendshme – do të jetë subjekt i përgjegjësisë penale, tha ministri i brendshëm, të cilit qeveria i ka hequr të gjitha kompetencat, Oliver Spasovski, në intervistë për Deutsche Welle, transmeton Telegrafi Maqedoni.
I pyetur në lidhje me heqjen e kompetencave të tij, Spasovski Përgjigjet:
“Kjo është absurde. Duheshte të konstatohet dorëheqja në ditën që e parashtrova, dhe jo të sillen në këtë mënyrë. Nga njëra anë dorëheqjën nuk e kanë përfunduar, dhe nga ana tjetër, në mënyrë të paligjshme i kanë hequr të gjithë përgjegjësitë e mia. Kështu që ajo nuk mund të funksionojë. Gjatë ditës do të kem një pasqyrë më të qartë të asaj se cilët janë qëllimet e tyre dhe çfarë duan të arrijnë. Pastaj ne do ta bëjmë të qartë se cilët janë hapat e mëtutjeshëm”, tha Spasovski për Deutsche Welle. /Telegrafi/