Ministri i Punëve të Brendshëm, Oliver Spasovski sot vlerësoi se nata e kaluar ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa u prishur rendi publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nata e kaluar kaloi në mënyrë të qetë, pa u prishur rendi dhe qetësia publike nga ndonjë shkallë e madhe, edhe përtej pritshmërive tona. Personalisht pres që të kemi një vit të suksesshëm për 2019-tën dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë u dëshiroj shëndet, fat dhe mirëqenie në shoqëri, që së bashku të arrijmë që t’i tejkalojmë të gjitha sfidat, së bashku të kontribuojmë në ndërtimin e të ardhmes së vendit tonë dhe të ndjehemi përfitues nga ajo që kemi punuar deri më tani”, tha Spasovski.
Në lidhje me pyetjen se a do të kandidojë për president të vendit, Spasovski, gjatë vizitës në vendkalimin kufitar në Bogorodicë në Gjevgjeli, u përgjigj se për momentin mendon vetëm për reformat në MPB./Telegrafi/