Site icon Telegrafi

Spasovski: MPB pa urdhër të prokurorisë dhe gjykatës nuk mund ta dijë se ku është Janeva

Ministria e Brendshme nuk ka asnjë detyrim të dijë se ku janë qytetarët e shtetit në çdo moment, përveç nëse ka një urdhër nga një prokuror kompetent ose një gjykatë kompetente, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot në Prilep duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse Ministria e Brendshme e di se ku ndodhet prokurorja e PSP-së, Katica Janeva.

“Nëse fillojmë nga parimi që MPB-ja duhet të dijë se të gjithë ku ndodhe, atëherë nuk është një shtet demokratik. MPB vepron vetëm sipas urdhrave të lëshuar nga prokurori kompetent ose gjykata kompetente”, tha Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version