Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot njoftoi se MPB posedon “dëshmi të pamohueshme” se personi F.S. e ka kryer vrasjen e futbollistit Martin Janushev, para dy javësh në lagjen Aerodrom të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski tha se kundë F.S. është ngritur padi penale dhe se në fuqi do të hyjnë edhe masa tjera, si lëshimi i fletëarrestit ndërkombëtar për gjetjen dhe arrestimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Ai shtoi se kanë indikacione për atë se ku mund të ndodhet i dyshuari për vrasjen.
28 vjeçari Janushev u vra më 3 nëntor, me disa të shtëna nga armë zjarri, para hyrjes së ndërtesës ku ai banonte, në rrugën Vlladimir Komarov, në afërsi të kafenesë “Red caffe”, në lagjen Aerodrom./Telegrafi/