Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ish-ministër i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, përmes Facebook-ut ka uruar 7 majin (Ditën e Policisë së Maqedonisë). Ai shkruan se MPB-ja asnjherë nuk do të jetë shtab partiak i ndokujt, njofton Telegrafi Maqedoni.
“MPB asnjëherë më nuk do të jetë shtab partiak i ndokujt. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, fillon nga radhët e MPB. Në MPB nuk ka vend për kriminelë. Besimin do ta marrin me dekriminalizimin e policisë. Do të ndërtojmë polici e cila do të kujdeset për sigurinë e qytetarëve, polici e cila do të mundësojë siguri dhe jo frikë tek qytetarët. Profesionistët e vërtetë përsëri do të jenë krenar me këtë institucion”, shkruan Spasovski./Telegrafi/