Nuk ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa MPB, sipa Ligjit për procedura penale, punon sipas instruksioneve të Prokurorisë, thotë ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë.
Në Gjykatën Penale sot filloi rasti gjyqësor për pjesën më të madhe nga pjesëmarrësit në ngjarjen e përgjakshme në Kuvend, në të cilën në ulësen e të akuzuarve janë ulur 30 persona, deputet, artistë, pjesëtar të MPB-së, të zyrtarëve të sigurisë dhe sigurimit të Kuvendit. Ato përgjigjen për “rrezikim terrorist të rregullit kushtetues dhe sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se pse hetimi nuk mund të vij ende deri tek inspiruesit e dhunshëm, ministri tha se ato janë direk nën llupën e Prokurorisë dhe gjyqit, ende çdo ditë punojnë intensivisht për konfirmimin e fakteve dhe sigurimin e dëshmive.
“Hetimi për këtë ngjarje bëhet mbi bazën e urdhrit të prokurorit publik dhe mbi bazën e vendimeve të gjykatës kompetente. Një pjesë e kompetencave, konkretisht akuzat kanë hyrë në procesin gjyqësor, megjithatë kjo nuk do të thotë nuk po bëhen edhe hetime dhe aktivitete tjera, me çka do mund të vihet deri tek inspiruesit e këtyre ngjarjeve dhe do të vihej deri tek personat e tjerë. Dua që ta dini, edhe ju edhe opinioni i Maqedonisë, se në mënyrë permanente, çdo ditë punojmë në zbulimin e personave të cilët kanë qenë brenda në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, vërtetimin e identitetit të tyre, lidhjet e tyre. Ata, si informacion, i japim tek Prokuroria Publike dhe mbi bazën e urdhrave të tyre do të procedohet më tej”, tha Oliver Spasovski. /Telegrafi/