Kryeministri teknik Oliver Spasovski konsideron se deri në shpërndarjen e Kuvendit ka hapësira për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, por edhe për të gjitha ligjet qv janë të nevojshme me qëllim marrjen e datës për në BE.
Ai thotë se ende po punohet në harmonizimin e qëndrimeve për Ligjin për Prokuroi Publike për shkak se është e rëndësishme perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është tepër e rëndësishme që çdo subjekt politik, të gjithë deputetët në Kuvend, grupet kuvendare të kenë përgjegjësi. Ende mendoj se këtë përgjegjësi që e kanë deputetët para qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të mbizotërojë mbi çdo interes partiak apo çfarë do qoftë. Unë pres se do të ketë dhe do të krijojmë shumicë kuvendare që do të mbështesë Ligjin për Prokurori Publike”, tha Spasovski.
Ndryshe, kryetari i LSDM, Zoran Zaev më herë deklaroi se po shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të siguruar shumicë prej dy të tretave për Ligjin për Prokurori Publike./Telegrafi/