Site icon Telegrafi

Spasovski: Mickoski të mendoj për besueshmërinë e tij

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth kërkesës së liderit të OBRM-PDUKM-së për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, ai i rekomandoi që ai si lider i opozitës duhet të mendoj për besueshmërinë e tij dhe të heshtë.

“Unë nga ai kam pritur prej tij shumë përgjigje të tjera, të cilat duhet t’i japi si udhëheqës të opozitës, lidhur me çështjet e rëndësishme për shtetin e Maqedonisë, ndërsa këtë nga ai ne nuk kemi dëgjuar. Në të njëjtën kohë, ne nuk kemi dëgjuar dhe të përgjigjet në lidhje me hidrocentralet, si dhe në çfarë baze i ka fituar, por me siguri do të jepet përgjigje edhe për këtë çështje. Nëse ai mendon se në politikë ai duhet të kërkojë dorëheqjen, ai duhet të mendojë pak për besueshmërinë e tij. Ai ishte sekretari i përgjithshëm i kriminelit të konfirmuar Gruevski në një kohë kur e çuan Maqedoninë në humnerë. Të paktën ai që mund të bëjë është të hesht”, tha Spasovski gjatë vizitës së sotme në SPB Veles.

Nëse Mickoski, sipas Spasovskit, mendon se duhet të ketë debate edhe për çështje të tjera atëherë, ai pret që të ketë argumente.

“Këto klikime të zbrazëta para qytetarëve nuk sjellin asgjë të mirë, as për të, as për partinë e tij e as për demokracinë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version