Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është pyetur për zgjidhjen e paralajmëruar të mundshme për përdorimin e afisheve në targat e regjistrimit, në vend të nxjerrjes së të rejave si obligim nga Marrëveshja e Prespës, gjatë së cilës ai ka theksuar se kjo zgjidhje është në fazë të avancuar, por në fund zgjidhja përfundimtare do të diskutohet në seancën e Qeverisë.
“Ne si MPB besojmë se një nga zgjidhjet është vendosja e afisheve. Me afishe praktikisht pa kosto ose shumë pak kosto, për ta përmbushur atë moment ligjor”, tha ministri Spasovski.
Ministri Spasovski theksoi se janë tri kategori të automjeteve, për qytetarët që posedojnë automjete të tilla.
“Kemi targa me tre numra shumë të vjetra, të cilat nuk kanë ndryshuar fare, kemi rreth 220-230.000 që janë praktikisht me MK dhe targa të reja me 4 numra që duhen ndërruar dhe akoma më shumë që tashmë janë ndërruar, pra mbi 220 – 230 mijë që kanë ndryshuar”, tha ministri Spasovski.
Ministri Spasovski theksoi se më e rëndësishme për MPB-në është që të sjellë zgjidhjen më të mirë.
“Për ne është e rëndësishme të sjellim zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe të lëmë një mundësi opsionale, nëse qytetari dëshiron të ndryshojë targat, ose nëse dëshiron të vendosë ngjitëse. Kjo do të ishte një nga zgjidhjet e mundshme. Pres që së shpejti ta përcaktojmë dhe të dalim publikisht. Jemi në dispozicion përmes ndryshimeve në udhëzime që të kemi zgjidhje më të favorshme për secilin prej nesh”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/