Kryeministri teknik Oliver Spasovski në emisionin televiziv ‘Top tema’ në televizionin Telma tha se masa të reja të kufizimit varen nga disiplina e qytetarëve.
“Do të ketë kufizime të reja vetëm nëse nuk respektohen masat”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai foli edhe për ndalesat e lëvizjes gjatë fundjavave nga ora 16:00 deri në ora 5 e mëngjesit tha se në MPB tashmë po i bën gati kallëzimet penale.
Sipas Spasovskit, prioriteti i Qeverisë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë shkak pjesa më e madhe e resurseve kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe zvogëlimin e rrezikut nga përhapja e coronavirusit.
“Në këtë mënyrë do të jemi më efikas në ekonomi, për shkak se sa më shpejt vendoset kontrolli, aq më mirë do të jetë për ekonominë”, tha Spasovski./Telegrafi/