Kryeministri teknik Oliver Spasovski, është shprehur optimist në lidhje me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend.
Ai tha se është e rëndësishme që të miratohet ky ligj, duke shtuar se nuk është kusht për euro-integrimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Disa herë kam theksuar rendisin epur këtë shtet që të miratoj Ligji për Prokurorinë Publike edhe pse nuk është kusht për euro-integrimin. Mendoj se mirë po zhvillohet debati rreth Ligjit për PP-në. Unë shpresoj se ai ligj duhet të kaloj dhe do të kaloj në Kuvend”, tha Spasovski.
I pyetur nëse OBRM-PDUKM-ja do të qëndrojë në sallën e Kuvendit, ai tha se nuk ka njohuri për ndonjë vendim të partisë opozitare.