Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas vizitës në Stacionin Policor në Jegunovcë, tha se me ligjin për amnisti janë përfshirë vetëm kryerësit e veprave penale më të lehta.
Ai tha se kryerësit e veprave të rënda nuk mund të përfshihen në këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi i amnistisë, është krijimi i kushteve në hapësirat e burgjeve dhe në ligj është e precizuar se për cilat vepra do të lirohen të burgosurit. Me ligjin për amnisti nuk përfshihen personat që janë të dënuar përjetësisht, vrasësit, pedofilët, kryerësit e veprave të rënda ndaj shtetit dhe personat të cilat veprat penale i kanë kryer pas 20 shtatorit”, tha Spasovksi.
Në lidhje me padinë ndaj qytetares së Tetovës, e cila në emër të tij ka mashtruar qytetarët për punësime, Spasovski tha se me këtë padi tregohet se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë më efikase./Telegrafi/