“Kredia nga Hungaria është marrë tërësisht jashtë institucioneve, edhe në kohën kur pushteti aktual ishte opozitë, kjo hap shumë dyshime të bazuara, aq më tepër që ka harxhime të padefinuara, komision dhe mënyrë të realizimit”.
Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në lidhje me borxhin që Qeveria do ta merr nga Hungaria.
“Kemi kosto të papërcaktuara për kredinë brenda kornizës ligjore. Lë hapësirë që ato të jenë më shumë dhe jo të përcaktuara saktësisht. Këto janë dyshime serioze të bazuara. Kredia do të nënshkruhet sot. Por ligji tashmë është miratuar në Kuvend dhe në atë tekst ligjor nuk ka dispozita që duhet të jenë të qarta për qytetarët. Të tilla si komisioni”, tha Spasovski.
Ai theksoi se nuk ka informacion të mjaftueshëm se si do të shpërndahen paratë në ekonomi.
“Informacionet e mia thonë se numri më i madh i kryetarëve aplikojnë me projekte që nuk janë audituar, që nuk kanë leje ndërtimi dhe kjo mund të jetë problem për realizim. Në anën tjetër, ende nuk kemi informacion se si do të shpërndahen ato mjete në ekonomi, si do të shpërndahen tek kompanitë me të cilat do të ndahen kamata”, tha Spasovski.