Në tempullin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup sot u mbajt liturgji qendrore solemne me rastin e Krishtlindjeve, ku morën pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Kryeministri Spasovski pas përfundimit të liturgjisë në deklaratë për mediat, të gjithë qytetarëve të cilët sot festojnë Krishtlindjet, ua uroi festën. Ai potencoi se kjo është festë e ndershmërisë, vendimeve në vepër dhe aktiviteteve në vepër.
“Pikërisht përmes kësaj feste mund të gjithë së bashku të njoftohemi çka është ajo që mundemi ta bëjmë për vetveten, për shtetin tonë, për të mirën e përgjithshme dhe për përparimin e përbashkët”, tha mes tjerash Spasovski.
Këto festa, tha kryeministri, kontribuojnë që të gjithë së bashku në unitet, bashkim, solidaritet të dëshirojmë shëndet, fat në familje, përparim në shoqëri dhe tërë atë që secili për vete e dëshiron në familjen e tij, të jetë i sigurt, të ketë paqe, qetësi, fat.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroi festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe u dëshiroi shumë shëndet, suksese në familjet e tyre dhe të jenë të lumtur.