Policia është në kërkim edhe të 12 personave, të cilët duhet të merren në pyetje nga Gjykata Penale në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se policia ka njohuri se 12 personat janë në shtet.
“Kemi njohuri se nga 12 personat, disa kanë shtetësi të dyfishtë. Më shumë informacione nuk mund të jap”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski tha se për kualifikimin e veprave penale me të cilat ngarkohen të arresuarit, kompetente është Prokuroria dhe MPB-ja./Telegrafi/