Telegrafi

Spasovski: Kemi vullnet të fuqishëm politik për ta luftuar krimin e organizuar

“Bota moderne nuk ka asnjë mëdyshje se krimi i organizuar transnacional është real, kërcënim objektiv me potencial të madh që nxit implikime serioze të sigurisë si në aspektin kombëtar ashtu edhe në aspektin global”, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën me temë: “Krimi i organizuar dhe korrupsione si kërcënim serioze ndaj sigurisë” në organizim dhe të Programit për alumni të Qendrës Evropianë për Studime Evropiane ‘George Marshall” dhe Asociacioni Alumni të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Spasovskit, efektet afatgjate dhe rezultatet kundër këtij kërcënimi serioz janë të mundshme vetëm nëse kjo luftë nisën me bashkëpunim të përbashkët normativ dhe operativ.

Posaçërisht, siç shtoi Spasovskit, sipas përvojave, grupet e organizuara kriminale përshtaten shpejt në ndryshimet normative dhe tekniko-teknologjike dhe trendet shoqërore, duke keqpërdor të gjithë mundësitë që i sjell përparimi i shoqërisë.

“Kemi vullnet të fuqishëm politik dhe ndërgjegje për luftë intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe në këtë kontekst, me përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, punojmë të zhvillojmë standarde efikase juridike dhe vendosjen e institucioneve të specializuara për të zbuluar këtë lloj të krimit”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/