Telegrafi

Spasovski: Kemi bërë 11 ndryshime në MPB për organizimin e zgjedhjeve korrekte (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot njoftoi se e ka shfrytëzuar të drejtën sipas Marrëveshjes Përzhino dhe kemi bërë 11 ndryshime të kuadrove në Ministrinë e Brendshme me qëllim për të organizuar zgjedhje të besueshme dhe të ndershme në dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Bazuar në ndryshimet e Ligjit për Qeveri kam përdorur të drejtën time për të ndryshuar pjesë të strukturave të menaxhimit. Në mënyrë të veçantë 11 krerët e rinj të njësive organizative në kuadër të Ministrisë së Brendshme, 7 në sektorët e brendshëm dhe 4 në Ministrinë e Brendshme ose në departamente të caktuara’, ka thënë Spasovski. /Telegrafi/