Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me aksidentet e ministrit plotësuses për politikë sociale, Dime Spasov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kemi pasur shumë nëpërkëmbëza për të hetuar këtë rast dhe për këtë ju konstatoj se vetura është drejtuar nga personi D.S. Në bazë të hetimit, konstatoj që në të dy rastet i njejti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vozitësi nuk i ka respektuar shenjat dhe nuk ka respektuar vendimin e policisë që ai të ndalojë për t’u përgjigjur në pyetjet e policisë. Në bazë të nenit 201, 211, 33 të ligjit për komunikacion, do të hapen tre lëndë penale ndaj personit D.S që ka drejtuar veturën ‘Touareg’ që është në pronësi të ”Agjencisë për Punësim”.” thotë ministri Spasovski.
Spasovski vërteton se askush nuk e ka ndjekur Dime Spasovin./Telegrafi/