Lufta kundër ndaj çdo forme të krimit është një nga prioritetet strategjike dhe është detyrimi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa para se gjithash e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në seminari rajonal “Lufta kundër tregtisë me armë dhe eksploziv në Ballkanin Perëndimor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e patjetërsueshme rritja e intensitetit të bashkëpunimit si në nivel rajonal, ashtu edhe më gjerë. Veçanërisht është e rëndësishme që të krijohet sistem i përshtatshëm për regjistrim dhe kontroll të armëve, e cila do të ndihmoj në procedurat e mëtejshme për gjetjen e armëve me të cilën eventualisht është kryer vepër penale, ndërsa me këtë edhe vetë kryerësi i veprës penale”, tha Spasovski.
Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, Maqedonia në vazhdimësi ka marr masa për realizimin e obligimeve të cilat dalin nga konventa relative dhe dokumenteve tjera në fushën e kontrollit të armëve. Në këtë fushë Republika e Maqedonisë sipas rregullores vendore tërësisht i ka zbatuar dokumentet ndërkombëtare, protokollet, marrëveshjet në fushën e armëve dhe materialet eksplozive./Telegrafi/