Site icon Telegrafi

Spasovski: Instalimi i pajisjeve në Prokurori është bërë që në vitin 2013 (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot nëpërmjet një konferencë për shtyp sqaroi për përgjimet në Prokurorinë Publike të cilët dje dolën në opinion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se duhet të sigurohem dëshmi konkrete për këtë, që nga fillimi nga blerja dhe instalimi i pajisjeve dhe për këtë janë kyçur të gjitha strukturat.

Sipas Sapsovski MPB që nga vera ka pasur njohuri për përgjimet dhe se kanë informuar Prokurorinë dhe kur erdhi momenti i duhur e publikuam për opinionin.

Lexo po ashtu Prokuroria Publike e Maqedonisë: Ka indikacione se përgjimet janë bërë që nga viti 2013

Spasovski e konfirmoi se pajisjet kanë qenë të montuara që në vitin 2013 dhe se janë rezultat i Gruevizmit për të cilën LSDM ka pasur vetëm 18 muaj që ta luftojë atë./Telegrafi/

Exit mobile version