Site icon Telegrafi

Spasovski: Incidenti në Kërçovë dhe zjarri në shtëpinë e Misajllovskit, nuk janë të lidhura me zgjedhjet (Video)

“Zjarri në shtëpinë familjare të kandidatit për kryetar të Komunës së Gjorçe Petrovit, Vllado Misajllovski dhe gjuajtja ndaj kandidatit të pavarur për këshilltar në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi, nuk janë të lidhura me zgjedhjet”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai në konferencë për shtyp deklaroi se përveç rrahjes në Shuto Orizare, në të cilën u lëndua kandidati për kryetar, Elvis Bajram, nuk ka pasur incidente tjera të mëdha lidhur me zgjedhjet, përveç thyrjes së shtabeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka gjashtë paraqitje të shtabeve të thyer, ndërsa zjarri në shtëpinë e kandidatit për kryetar, Vllado Misallovski dhe gjuajtja në Kërçovë ndaj kandidatit të pavarur për këshilltarë, nuk janë të lidhura me zgjedhjet lokale”, tha Spasovski,

Sipas informacioneve të para, arsye për zjarrin në shtëpinë familjare të Vllado Misajllovskit, qe qenë vendosja joadekuate e oxhakut./Telegrafi/

Exit mobile version