Telegrafi

Spasovski: Historia shkruhet me kompromise dinjitoze

Historia është shkruar me vendime të guximshme. Historia është shkruar me kompromise dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë menduan se nuk kishte rrugëdalje, u morën hapa që na nxorën nga e kaluara dhe pashpresa dhe u kthyen perspektivat për inspirimet tona për anëtarësimin në NATO dhe BE, në realitetin e tyre të plotë dhe plotësisht të caktuar, tha sot Kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Ljubojno dhe rajonin e Prespës, me të cilën u shënua dy vjetori i Marrëveshjes së Prespës.

Me Marrëveshjen e Prespës, shtoi Spasovski, nga izolimi total në skenën ndërkombëtare, kemi bërë një moment historik dhe e kemi kthyer Maqedoninë e Veriut në axhendën e zgjerimit të BE-së dhe kemi fituar anëtarësimin në NATO.

“Kjo është garancia më e fortë për sovranitetin territorial, garanci për siguri dhe stabilitet. NATO është aleanca më e suksesshme ushtarake dhe politike në historinë e civilizimit botëror, dhe ne jemi krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fortët. Në mars të vitit 2020, BE morri vendim pozitiv për të filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa pandemia e shkaktuar nga COVID-19 nuk e pengoi Komisionin Evropian që të përfundojë kornizën e negociatave deri në fund të vitit 2020 dhe zyrtarisht të fillojnë negociatat e anëtarësimit për në BE”, tha Spasovski.

Sipas tij, në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, Greqia tani jo vetëm që nuk na bllokon, por po ndihmon me gjithë zemër integrimin tonë të përshpejtuar./Telegrafi/