“Me mendjen dhe veprën e tij Goce Dellçevi është personalitet i cili na bashkon, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe sot në Maqedoninë e Veriut bashkëkohore dhe më gjerë”.
Këtë e shkroi në profilin e tij në Facebook kryeministri Oliver Spasovski, me rastin e përvjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit.
“Goce Dellçevi është emri i ndritur i cili e shënon luftën tonë për liri dhe Maqedoni të pavarur. Goce Dellçevi është mësuesi ynë i madh, udhërrëfyesi ynë drejtë së ardhmes. Siç thekson Pejo Javorov, bashkëluftëtar i Dellçevit dhe biografi i tij i parë, ‘populli maqedonas e shihte në fytyrën e tij mësuesin, mikun dhe djalin e tij më të afërt, më të besueshëm, më të dashur”, shkruan Spasovski.
Kryeministri përmendi rrëfimin e para pak kohësh të Kica Kolbe se “Vizioni i Goce Dellçevit për “garën kulturore” e parashikon idenë e bashkimit evropian gjysmë shekulli para ardhjes së tij pas Luftës së Dytë Botërore.
“117 vite pas vdekjes së tij tragjike, obligimi ynë është që ta vazhdojmë veprën e tij dhe të kujdesemi dhe respektojmë Goce Dellçevin si person i cili bashkon dhe motivon në luftën për liri dhe të drejta edhe më të mëdha dhe garë kulturore në mesin e të gjithë popujve”, potencoi Spasovski.