Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot përmes një video-porosie ka uruar qytetarët me rastin e 5 Majit – Ditës së gjuhës maqedonase.
Spasovski thotë se gjuha maqedonase i ka kaluar të gjitha fazat, ndërsa tani mbetet që vetëm të ruhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Urime 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase. Sot e shënojmë këtë ditë të rëndësishme në realitetin bashkëkohor, por të pamohueshme – e flasim gjuhën maqedonase, me alfabetin tonë, si një letër zyrtare. Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të njohjes, dhe kodifikimit. Tani neve na mbetet ta ruajmë dhe përparojmë, ai obligim i yni ka vlerë ende më të madhe nëse merret parasysh roli i figurave të mëdha, Misirkov dhe Koneski”.
“Kjo ditë na obligon edhe njëherë të dërgojmë porosi të qartë, se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar të kujdeset dhe ta përparojë gjuhën maqedonase, monumentin e përjetshëm të ekzistimit tonë si popull”, thotë Spasovski.
Spasovski shton se gjuha është materie e gjallë dhe kërkon që të tregohet kujdes për të.
“Ashtu japim shembull se me ç’farë gjuhe duam të rriten gjeneratat e reja. Ta ruajmë dhe përparojmë, dhe në mënyrë dinjitoze t’ua dorëzojmë të gjitha gjeneratave pas nesh”, thotë Spasovski.