Kryeministri teknik Oliver Spasovski u takua me ambasadorin gjerman Thomas Gerberich, duke e uruar atë për marrjen e detyrës.
Në takimi konkludoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të karakterizuara nga dialogu dinamik dhe partneriteti i qëndrueshëm dhe u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme.
Kryeministri Spasovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha proceset që synojnë arritjen e qëllimeve kryesore strategjike të vendit tonë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ai theksoi se kërkojnë vendime të guximshme dhe shprehu shpresën që vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i NATO-s. Ratifikimi i Protokollit në Spanjë tashmë ka filluar, ndërsa Qeveria ka paraqitur propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Veriatlantikut në Kuvend.
Në takimi u theksua se vizita e djeshme e Komisionerit Evropian Zgjerim të BE-së, Z. Varhelyi, ka sjell optimizëm se një vendim pozitiv i BE-së për fillimin e negociatave./Telegrafi/