Site icon Telegrafi

Spasovski: Është formuar ekip nga më shumë institucione për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi sot se është formuar një ekip i cili do të përbehet nga më shumë institucione dhe i cili do të ketë për detyrë të zbuloj dhe pengoj sulmet dhe kërcënimet kibernetike.

Sipas tij rasti me raportimet për bomba në Dellçevë është duke u zbardhur.

Spasovski shpreson se ky rast do të zgjidhet sëshpejti.

“U formua një ekip i cili do të përbëhet nga më shumë institucione dhe i cili do të punoj në pengimin e sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike praktikisht janë pjesë e veprave më të rënda penale, dhe kjo nënkupton se të gjithë ne duhet të kyçemi në këtë luftë që të pengojmë kërcënimet kibernetike”, deklaroi Oliver Spasovski.

Exit mobile version